|
|
Inaugurohet me ngrohje qendrore Qendra Edukative nė Shtupel
Gjatë ceremonisë në këtë qendër ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Klinës,z.Sokol Bashota,Koloneli i Forcave Battle Grup,z.Vincenzo Grasso,LMT-Slloven,dhe udhëheqës të OJQ- RTM nga Italia.
Gjatë kësaj ceremonie shfrytëzojë rastin t’iu uroj edhe dy vjetorin e Pamvarsisë. Kolonel,Grasso tha se është kënaqësi e madhe nga organizata e Simikut për ndihmën e dhënë.Kjo ndihmë vjen nga Battle Grupi e që do të vazhdojë edhe më tejme ndihma të tjera. Është kënaqësi,të ndërtohet edukimi e shkollimi,për faktin që komuna e Klinës,ka nën vizu faktin në sektorin e arsimit.Për të konfirmu bashkëpunimin kolonel Grasso i dorëzon edhe një mirënjohje falënderimi kryetarit Bashota. Monika Incerti Telani-udhëheqëse e RTM,tha se kostoja e këtij projekti është 3800 euro,dhe është veprimtari që t’iu sigurojmë fëmijëve kushte më të mira.Kjo qendër funksionon nga viti 2002.Kemi raporte shumë të mira me komunën e Klinës,dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen. Antoneta Kolaj-edukatore pas falënderimit,tha se një shoqëri që nuk investon në edukatën e fëmijëve do të jetë gjithmonë shoqëri e varfër. Data: 16.02.2010 |