|
|
Telegram ngushėllimi me rastin e vdekjes sė Kryetarit tė KK tė Istogut
- Familjes Ferati - E nderuara familje Ferati, Në emër të Kuvendit të Komunës, të gjithë qytetarëve të Komunës së Klinës, dhe në emërin tim personal, me rastin e vdekjes së birit tuaj dhe kryetarit të Komunës së Istogut, z. Fadil Ferati, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Me humbjen e Kryetarit Ferati, ju keni humbur një bir të shtrenjtë të familjes suaj, kurse populli i Istogut, të cilin e udhëhoqi për shumë vjet z. Ferati, dhe i gjithë Kosovës dhe gjeografisë shqiptare, më shumë se kurdoherë më parë është më i varfëruar për një figurë politike e kombëtare, mirëpo vepra e Tij do të na shërbejë udhërrëfim në rrugën e këtij populli të shumëvuajtur që aq shumë e deshi, aq shumë e nderoi dhe aq shumë punoi për demokracinë dhe lirinë e tij. Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Ferati. - Kuvendit të Komunës në Istog - I nderuari nënkryetar i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova, Në emër të qytetarëve të Komunës së Klinës dhe në emrin tim personal ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Fadil Ferati ishte një burrë i madh i Kosovës dhe gjithë botës shqiptare. Ishte një udhëheqës i dëshmuar, ku puna dhe angazhimi i tij në të mirë të zhvillimit dhe të prosperitetit të Komunës së Istogut, të cilën e udhëhoqi për shumë vjet do të na shërbëjë si udhërrëfim. Kryetari Ferati kreu një mision të shtrenjtë ndaj ndërgjegjes kombëtare. Deri në frymën e fundit punoi dhe veproi për lirinë dhe demokracinë e Kosokvës. Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Ferati. Klinë, 1.2.2010 Kryetari i komunës Klinë, Sokol Bashota Data: 02.02.2010 |
Informacionet
![]() Pamje e qytetit |