Fjala e kryetarit
Falënderoj të gjithë qytetarët për zgjedhje të dinjitetshme dhe
demokratike dhe për besimin e dhënë që së bashku për katër vjetët e ardhshme të rrugëtojmë drejt zhvillimit të përgjithshëm të komunës,të avancimit të jetës së tyre dhe të krijimit të kushteve sa më të mira të jetesës në të gjitha mjediset e komunës sonë.
Ky besim dhe rikonfirmim i kontratës që më është dhënë nga qytetarët është motiv shtesë për të punuar për interesin e tyre. Duke më besuar qytetarët ata vendosen që së bashku t’i vazhdojmë punët që janë nisur me kohë,që janë duke u kryer e të tjerat që në katër vjetët e ardhshme do të bëhen përmes investimeve ne Klinë dhe fshatrat e komunës.
Gjatë dy vjetëve të kaluara të qeverisjes sime punuam sipas kërkesave të qytetarëve dhe mundësive tona buxhetore,por vlen të përmendet dhe të falënderohet edhe qeveria e Republikës se Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi për kontributin e dhënë.
Do të punoj aty ku jetojnë e kanë nevojë qytetarët,aty ku punojnë.
Parat e tatim paguesve dhe donacioneve nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucionet e saj do të përdoren në mënyrë më të mirë dhe gjithsesi në llogari të qytetarëve sepse ata janë pjesë e suksesit.
Përkujdesje të veçante treguam edhe për familjet e dëshmoreve,invalidëve dhe veteranëve dhe rasteve sociale,që do të vazhdojmë edhe gjatë këtij mandati katër vjeçar.
Do të vazhdoj të angazhohem pa rreshtur që të kemi një administratë efikase,profesionale e bashkëkohore në shërbim të qytetarit dhe duke respektuar ligjin.
Si,kryetar i komunës do të kem në vëmendje zhvillimin ekonomik të komunës në të gjitha fushat zhvillimore,në ekonomi,infrastrukturë rrugore,shëndetësi ,arsim,kulturë,sport e veprimtari të tjera. Do të kujdesem për zhvillim harmonik të komunës së Klinës,pa dallim etnik,regjioni e konfesioni. Do të investojmë në ruajtjen e ambientit dhe të krijimit të hapësirave të reja gjelbëruese në qytet.
Gjatë qeverisjes time do të angazhohem për një përkujdesje dhe trajtim adekuat për familjet e dëshmorëve ,invalidët dhe veteranet e luftës së UÇK-së,familjet që kanë persona të zhdukur dhe ato që jetojnë në varfëri të skajshme .Do të jem i përkushtuar që Kuvendi Komunal i Klinës të marrë vendime të drejta të mbështetura në ligj dhe të jenë në funksion të interesave të qytetarëve.
Nga të gjitha këshilltarët pres që të japin kontributin e tyre në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve dhe të komunës. Kur janë në pyetje këto interesa madhore nuk duhet të këtë as pozitë e as opozitë,por të gjithë të jenë të bashkuar sepse vetëm kështu ecët përpara. Do të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike,duke pranuar iniciativa konstruktive.
Gjatë punës sime si kryetar jam i sigurt se nuk do ta keqpërdorë besimin e dhënë nga populli sikurse jam i sigurt se nuk se nuk do të ju zhgënjejë me punën dhe angazhimin tim të sinqertë.
Sokol Bashota
Kryetar i Komunës së Klinës